skip to Main Content

Kur shurdhëria nuk të kufizon!

E besoni ose jo, disa nga arritjet më të mëdha të njerëzimit janë bërë nga njerëz që nuk dëgjojnë.

Njerëz të tillë me kufizime shpesh janë më kurajozët, duke mos reshtur përpjekjet për të bërë atë që duan.

Kjo është java ndërkombëtare e njerëzve që nuk dëgjojnë, disa prej të cilëve e kanë kthyer shurdhërinë në avantazh.

 

Ludwig Van Beethoven

 

Një nga kompozitorët më të mëdhenj klasik të të gjitha kohëve, Beethoven, nisi të humbte dëgjimin në moshën 26-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje. Në moshën 52-vjeçare ishte komplet i shurdhër. Megjithatë, gjatë asaj periudhe ai shkroi disa nga veprat e tij më të rëndësishme.

 

Thomas Edison

Thomas Edison konsiderohet shpikësi më i madh amerikan. I lindur në vitin 1847, Edison është i njohur për shpikjen e llambës elektrike dhe gramafonit.

Problemet me dëgjimin iu shfaqën që fëmijë dhe mendohet se në adoleshencën e hershme thuajse i humbi dëgjimi.

 

Helen Keller

Helen Keller, e lindur në vitin 1880, ishte një shkrimtare e njohur dhe aktiviste amerikane. Si pasojë e një sëmundjeje kur ishte vetëm 18 muajshe, Keller humbi shikimin, zërin dhe dëgjimin. Por nuk humbi kurrë optimizmin dhe gjatë gjithë jetës iu kushtua shkrimit.

Elona Qose