skip to Main Content

Ma shanë atdheun – poezi nga Sokrat Habilaj

Ma shanë Atdheun, ma shanë nga nëna,

Në një bar, mbushur me të bardhë e negër…

Shtrëngova dhëmbët të mos më çahej zëmra,

E mbi ta të lëshohej si bishë e egër…

 

Ma shanë Atdheun buzë detit Egje.

Si m’u mbyll goja e nuk volla mallkime!?

Po për kë t’i shaja!? Ata s’kishin Atdhe…

Ma shanë Atdheun, në gjuhën time.