skip to Main Content

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, disa nga thëniet më frymëzuese të saj

-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

– Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

– Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

– Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

– Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi.

– Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.