Përkufizime optimiste për jetën
Po përjetoni një periudhë të vështirë? Jeni të rënë shpirtërisht dhe mendërisht? Mendoni se keni prekur fundin? Lajmi i mirë është se nëse keni prekur fundin nuk keni ku të shkoni më tej, përveçse të ringriheni.
Shprehjet e mëposhtme të disa preh figurave të rëndësishme botërore do t’ju ndihmojnë ta shihni jetën më pozitivisht dhe të zgjoheni me një buzëqeshje.
“Ata që duan të këndojnë e gjejnë gjithmonë një këngë”.
– Proverb suedez
“Nuk e ndryshoj dot drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat që të arrij destinacionin që dua”.
– Jimmy Dean
“Edhe nata më e errët do të përfundojë një moment dhe dielli do të lindë”.
– Victor Hugo
“Nuk je kurrë shumë vonë për të arritur një qëllim, për të realizuar një ëndërr”.
– CS Lewis
“Jetën e bën më të ëmbël fakti që jetohet vetëm një herë”.
– Emily Dickinson
“Të gjithë jemi në një hendek, por disa nga ne janë duke parë yjet”.
– Oscar Wilde
“Jeta është pasqyrë: nëse i vrenjtesh, ta kthen mbrapsht; nëse i buzëqesh të kthen përshëndetjen”.
– William Makepeace Thackeray
“I vetmi vendim i rëndësishëm është se çfarë duhet të bëjmë me kohën që na është dhënë”.
– JRR Tolkien
“Mjaft u shqetësuat se mos qytetërimi mbaron sot, në Australi ka mbërritur e nesërmja”.
– Charles Monroe Schulz