skip to Main Content

Përvjetore letrare

Roald Dahl, novelist, poet, skenarist dhe pilot, lindi më 13 shtator të vitit 1916.

Librat e tij, “Çarli dhe fabrika e çokollatave”, “Matilda”, “Gjiganti i madh i mirë” etj. janë shitur në më shumë se 250 milionë kopje në të gjithë botën.

 

“Diku thellë brenda secilit prej nesh fshihet fuqia për të ndryshuar botën”.

“Nuk ka rëndësi kush je dhe si dukesh, për sa kohë edhe një njeri i vetëm të do”.

“Një njeri shpirtmirë nuk është kurrë i shëmtuar”.

“Kam një pasion të madh: t’u mësoj fëmijëve se si të bëhen lexues”.

“Dy orë punë në ditë e ezaurojnë shkrimtarin. Në ato dy orë që shkruan, shkrimtari transportohet diku tjetër me njerëz krejt të ndryshëm”.

“Sekretet më të mëdha ruhen në vendet më të pazakonta”.