skip to Main Content

Biblioterapi për problemet mendore dhe emocionale

Me biblioterapi kuptojmë përdorimin e letërsisë për të ndihmuar njerëzit që të përballojnë probleme emocionale dhe mendore. Kjo metodë e re po gjen çdo ditë e më shumë përdorim për qëllime terapeutike dhe është shumë e thjeshtë, mjafton vetëm të lexojmë.

Për herë të parë, “biblioterapia” si term është përdorur në vitin 1916, në artikullin “Një klinikë letrare” të “Atlantic Monthly”.

Klinika letrare për të cilën fliste artikulli  ishte një institut “bibliopatik” në bodrumin e një kishe, ku leximi rekomandohej për vlerat shëruese.

Sipas mbështetësve të biblioterapisë, një libër  mund të jetë stimulant ose sedativ, mund të të qetësojë ose të zgjojë instinkte të fjetura.

Sot biblioterapia ka marrë forma të ndryshme, duke nisur nga kurset e literaturës në burgje deri te grupet e leximit për të moshuarit që vuajnë nga demenca.

Mjafton vetëm të uleni të lexoni, për të mirën e mendjes dhe shëndetit tuaj.