skip to Main Content

100 libra në muaj për të lexuar? Sipas kësaj vajzës gjermane është e mundur

Ajo quhet Tereza, është një menaxhere zhvillimi që jeton në Berlin, dhe që ka arritur të lexojë 100 libra për një muaj.  Duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

 

Gjithçka nisi nga një bast. Një mik i saj e nxiti të lexonte një libër brenda dy orëve.

“Pavarësisht këmbënguljes sime, pas dy kapitujve të parë e pashë që ishte një garë e humbur. Sigurisht që e humba bastin, por më nxiti për të lexuar më shumë libra”, – thotë Tereza, e cila nisi kërkimin për të gjetur mënyra efikase për të lexuar sa më shumë, kësaj radhe si një bast me veten.

Sfera e interesit të Terezës janë librat jofiksion, ata nga të cilët merr informacion.

Pas shumë kërkimesh, gjeti atë që i duhej, aplikacionin Blinkist, ku në fakt nuk lexon gjithë librin, por merr të gjitha mesazhet e tij në mënyrë të përmbledhur.

Tereza, ashtu sikurse besoj të gjithë, fillimisht ishte skeptike, por pastaj mësoi se rreth 100 editorë dhe ekspertë punojnë fort për të paraqitur një përmbledhje cilësore për çdo libër. Në këtë mënyrë, Tereza nisi të lexonte gati 3 tituj në ditë dhe, siç shprehet, ka mësuar gjëra që në të kundërt, nuk do t’i dinte kurrë.

E. Qose