Disa shprehje nga librat që do t’ju lehtësojnë ankthin në ditët kur duket se çdo gjë shkon keq
Nuk është çudi që të gjitha studimet tregojnë se vitet e fundit njerëzit janë bërë më ankthiozë dhe me shfaqje depresive. E si mos të jesh ankthioz kur çdo ditë bombardohesh nga lajme të kronikës së zezë dhe politikë të korruptuar.
Meqë ne jemi një revistë letrare, me synimin kryesor edukimin, informimin, argëtimin dhe qetësinë mendore dhe shpirtërore, ja ku ju vijmë si një alternativë ndaj kaosit informativ të përditshëm.
Shumë do t’ju thonë se nuk ka mënyrë më të mirë për të luftuar ankthin sesa leximi i një libri. Një gjë të tillë e mbështet edhe shkenca: është fakt se leximi redukton stresin.
Por nëse nuk keni kohë apo as nerva të lexoni një libër të tërë, ne ju sjellim një përzgjedhje të disa pasazheve të marra nga librat, që e sigurt se do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.
“Në momente stresi, gjëja më e mirë që mund të bëni për njëri-tjetrin është të dëgjoni me veshë dhe me zemër dhe të siguroheni se pyetjet janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet”.
– Fred Rogers
“Për të gjithë të mbijetuarit: merrni frymë thellë! Kaq ishte. Jeni mirë. Edhe nëse nuk jeni mirë, jeni gjallë. Kjo është fitore”.
― N.K. Jemisin
“Dhimbja është e pashmangshme. Vuajtja është opsionale”.
― Haruki Murakami
“Bëhu i fortë! Bëhu i butë! Vështirësitë që ke kaluar nuk mund të përcaktojnë personin që je”.
“Sa më shumë ndihem joperfekt, aq më shumë ndihem i gjallë”.
― Jhumpa Lahiri
“Ndonjëherë çdo gjë shkon keq, edhe pse ti bën çdo gjë mirë. Çelësi është të mos ndalosh kurrë së bëri gjërat mirë dhe drejt”.
― Angie Thomas
E. Qose