skip to Main Content

George R. R. Martin zbulon teoritë politike mbi “Game of Thrones”

George R.R. Martin ishte një ndër personazhet e revistës “Times”. Gjatë intervistës, autori i librave “Game of Thrones”, te të cilët është bazuar seriali më i ndjekur i “HBO”-së, tregoi sipas tij se si liderët botërorë mund të mësojnë nga ngjarjet e Westeros, si dhe foli mbi domethëniet e fshehura në veprën e tij.

Kur u pyet nëse do të kishte lidhje mes romaneve dhe ndryshimeve klimaterike, Martin deklaroi se në një farë mënyre ka një paralelizëm. “Njerëzit e Westeros luftojnë betejat individuale për të pasur pushtet e pasuri, gjë që i shpërqendron nga kërcënimi i “Dimrit në ardhje”, që mund të shkatërrojë ata dhe botën e tyre. Dhe këtu ka një paralelizëm me atë që po ndodh tani në planet. Po luftojmë për gjëra të rëndësishme dhe të drejta; politika e brendshme dhe e jashtme, të drejtat civile, përgjegjësia sociale, drejtësia sociale. Por, ndërsa përballemi me betejën tonë është kërcënimi i ngrohjes globale, që mund të shkatërrojë botën dhe ne e injorojmë”.

“Game of Thrones” mund të shihet si një metaforë e rreziqeve të ngrohjes globale dhe shprehja “Dimri po vjen” si një pozicionim politik.

Martin nuk ngurron të sulmojë presidentin amerikan dhe zbulon se cili personazh i librave dhe filmit, sipas tij, është më i ngjashëm me Donald Trump, Joffrey Baratheon. “Kanë të njëjtin nivel pjekurie emotive. Joffrey-t i pëlqen t’u kujtojë të gjithëve se ai është mbreti dhe mendon se ajo i jep mundësinë të bëjë ç’të dojë. Ne në SHBA nuk jemi monarki absolute, si në Westeros, por një republikë kushtetuese. Me sa duket, Trump nuk e kupton mirë se ç’do të thotë. Mendon se presidenca i jep fuqinë të bëjë ç’të dojë”.