skip to Main Content

“Kanget e pakëndueme” trishtim me poezinë e Migjenit…

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakendueme 
të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori, 
të cilat flejnë e presin një ditë ma te lumnueme 
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori. 

Thellë në veten teme kangët e mia jesin… 
e unë jam vullkani që fle i fashitun, 
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun 
në një mijë ngjyra të bukra që nuk vdesin. 

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue? 
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen? 
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue 
dhe e ndjej nga Dielli valën. 

O kangët që fleni, reliktet e mia 
q’ende s’keni prekun as një zemër te huej, 
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia 
unë djepi juej; ndoshta vorri juej.

Leave a Reply