skip to Main Content

Leonardo da Vinci hi-tech me “Kodin Leicester”

Një Leonardo da Vinci në versionin shkencëtar dhe hi-tech prezantohet në Firence të Italisë me “Kodin Leicester”. Në 72 faqet e librit, gjeniu i Rilindjes shkroi njohuritë e tij shkencore dhe teknike.

Ekspozita e titulluar “Uji i mikroskopit të natyrës”, që do të jetë e hapur deri më 20 janar, realizohet në kuadër të celebrimeve të parakohshme për 500-vjetorin e vdekjes së tij. Ajo u projektua dhe realizua nga disa ente promotore, të cilat kanë besim te kodi i dhënë nga Bill Gates dhe dorëshkrime të tjera, mes të cilave “Kodi Atlantik” dhe “Kodi Arundel”, për ta bërë më popullor Leonardon shkencëtar po aq sa ai piktor, falë edhe një mekanizmi teknologjik që i shoqëron vizitorët gjatë gjithë vijimësisë së ekspozitës.

Kryefjala e të gjithë ekspozitës është uji dhe njohuritë që Leonardo i përdori në studimet e tij. Uji kuptohet si element fizik i trupave tokësorë, Hëna dhe Toka në të gjitha, si për të shfrytëzuar energjinë dhe fuqinë e saj për të mirën e njeriut, si një protagonist i natyrës për të cilën Leonardo sjell njohuritë e tij gjeologjike, siç janë fenomenet e erozionit, po ashtu edhe si një element shpirtëror.