Motivim
Për të gjithë miqtë, nëse janë të afërt ose thjesht të rastësishëm. Çdokush kalon nëpër situata të vështira në një moment të caktuar. Jeta nuk është e lehtë.
Vetëm diçka të keni parasysh: A e dinit se njerëzit që janë më të fortë janë gjithashtu më të ndjeshëm? Njerëzit që shfaqin më shumë mirësi janë më të keqtrajtuarit. Ata që kujdesen për të tjerët janë ata që zakonisht kanë nevojë për këtë kujdesje më shumë se askush.
A e dinit se tri gjërat më të vështira për t’u thënë janë: Të dua! Më vjen keq! Më ndihmo! Shpeshherë vetëm sepse një njeri duket i lumtur, ju duhet të shikoni pas buzëqeshjes së tyre se sa shumë dhimbje mund të ketë aty. Për të gjithë miqtë që janë duke kaluar vështirësi në këtë moment – le të fillojmë tani ta rrisim qëllimin tonë. Ne të gjithë kemi nevoje për ndjesi dhe tërheqje pozitive, tani dhe këtu! A mund t’ju kërkoj miq që shpërndani këtë mesazh sa më shumë, për të mbështetur të gjithë ata që po kalojnë probleme në jetën e tyre, thjesht për ta ditur se dikush mendon për ta. E di se disa do ta bëjnë. Unë e bëra për shumë miq, që ua njoh thellësitë e mirësisë dhe shqetësimeve njëkohësisht.
GERALDA CEKREZI