Nga shkrimtar në DJ. Haruki Murakami, program në radion japoneze
Haruki Murakami është një ndër shkrimtarët më të njohur japonezë në botë dhe përveç librave ka dhe një pasion tjetër: muzikën. Radioja më e njohur në këtë vend “Tokio FM” i ka krijuar një hapësirë, për pasionin e tij.
Shkrimtari improvizohet DJ për rreth një orë, vë muzikën e tij të preferuar dhe bisedon me dëgjuesit.
“Murakami Radio” titullohet programi radiofonik që ka për protagonist shkrimtarin e shumëvlerësuar, një emër i frymëzuar nga një krijim i shkurtër i Murakamit që nuk është publikuar jashtë Japonisë.
Më në fund shkrimtarit iu dha rasti për t’u treguar njerëzve për pasionin e tij për muzikën, që e ka që fëmijë, kur koleksiononte CD dhe pllaka gramafoni. Playlist-a e këngëve të tij të preferuara gjendet edhe në “Youtube” dhe varion nga roku te popi, si japonez edhe ndërkombëtar.