Vetëm një buzëqeshje…
Çdo vit, e premtja e parë e muajit tetor njihet si Dita Botërore e Buzëqeshjes. Lexoni disa nga shprehjet më të bukura, që do t’ju bëjnë patjetër të vini buzën në gaz
“Buzëqesh gjithmonë, edhe kur je i trishtuar. Ku i dihet kush mund të dashurohet pas buzëqeshjes tënde”.
– Gabriel Garcia Marquez.
“Për ta nisur ditën zgjedh gjithmonë kafenë, për ta vazhduar zgjedh buzëqeshjen”.
– Stephen Littleword.
.
“Një buzëqeshje të rinon një ditë”.
– Proverb kineze.
“Rrudhat duhet të tregojnë vetëm vendin ku ka lënë shenjë buzëqeshja”.
– Mark Twain.
.
“Buzëqeshja e lejon shpirtin të marrë frymë”.
– Fabrizio Caramagna.
“Foshnjat nuk kanë të kaluar, kjo është arsyeja e pafajësisë magjike të buzëqeshjes së tyre”.
– Milan Kundera.
“Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur”.
– Çarli Çaplin.