skip to Main Content

“Gangnam style” në bibliotekën e Seulit

Asnjë efekt dritash apo projektime tridimensionale, zbukurimet festive në “Starfield Library” bëhen me mijëra vëllime. Biblioteka e “Coex Mall”, qendër tregtare në Gangnam, Seul, bashkëpunoi me artistin amerikan Mike Stillkey, i cili realizoi pemë me libra. Kulla të larta 9 metra, të ndërtuara me mbi 14 mijë vëllime. Secila prej tri faqeve tregon një histori ndryshe, sikur përrallat kanë marrë jetë nga faqet e librave të vendosura njëra mbi tjetrën. Një punë fantazie dhe precize që i ka dhënë bibliotekës një atmosferë magjike.