skip to Main Content

Humba numrat

 

Nisa të trazoja vitet
Dhe të numëroja kohën me ty
Lehtë – i thashë.
Nisa t’i trazoja më shumë vitet,
Humba numrat për një çast.
Nuk i numërova dot netët,
As takimet,
As prekjet,
Shikimet jo e jo.
Po ku numëroheshin puthjet
Mallin s’nisa dot ta numëroja
Më humbën numrat mes ndjenjave,
Nuk i numërova dot yjet e dashurisë,
As forcën që më ke dhënë,
As me mbështetjen s’ia dola dot.
Po ku numëroheshin bisedat tona
Po dhe foto ishin shumë
Pse u mbaruan numrat?
Se as lumturinë që më jep
S’po mundem ta numëroj,

Sa shumë ndjenja pa numra!
Të kam botë.

©K.D