Isha…
Disa poezi nga Fejzë Demiri
Isha
Isha shekull
U bëra dekadë
Vit
Muaj
Javë
Por, më së tepërmi, po më merr malli
Për një çast.
Lot i shiut
Isha lot i shiut
Shiu u bë lumë
E lumi det
Po aty
Ku unë ruaj kujtimet.
Kostum kohe
Edhe atëherë kur t’i kem të gjitha
Njeri i harlisur në pasuri
Do të doja të vishja kostumin tënd kohë
A ka diçka më të shtrenjtë se ti?!
Zjarrdashësi yt
Kur ti vetë u bëre
Zjarrndezëse për mua
Atëherë si të mos bëhem unë
Zjarrdashës për ty?