skip to Main Content

Kur ike ti…

Të gjitha i more me vete,
Veç sytë s’i more ti dot,
Se njëri të humbi në ethe
Dhe tjetri të humbi në lot.

Të ndoqa me ta këmba-këmbës,
Pa folur, në rrugën shkreti.
Në fjalët e trishta të zemrës
Ti ishte një shenjë pa mëri.

Diku u kujtuam në çmendje
Për humbjen, pa orë e pa skaj,
Ndaj sytë t’i solla në mendje
Për faljen, që frymës e mbaj…

GERALDA CEKREZI