skip to Main Content

“Në parkun që mbuluan fletët”. Poezia romantike e Kadaresë që ia vlen padiskutim ta lexoni…

Në parkun q’ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë 
Ky park q’ë kan’ mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot 
Imazhin tënd as dinosaurët 
Shekuj më parë s’e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap 
Toka të egrën klimë e zbuti 
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s’kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s’kish se si. 
U desh të zhdukeshin përbindshat 
Që te kjo botë të vije ti…

This Post Has One Comment

Leave a Reply