skip to Main Content

Shitet në ankand për 234 mijë euro letra e vetëvrasjes së poetit të famshëm

Letra e poetit të njohur francez të shekullit të 19-të, Charles Baudelaire, ku njoftonte se do të vriste veten, është shitur në ankand për 234.000 euro.

Letra e datës 30 qershor 1845 iu drejtua të dashurës së Baudelaire, Jeanne Duval.

Poeti, i cili ishte 24 vjeç në atë kohë, u përpoq të bënte vetëvrasje atë ditë, por mbijetoi.

Website i ankandit francez “Osenat” thotë se letra iu shit një blerësi privat me trefishin e çmimit të parashikuar.

 

“Kur ta marrësh këtë letër unë do të kem vdekur”,-shkruante poeti. “Po vras veten sepse nuk mund të jetoj më, as të mbaj barrën e rënies në gjumë dhe të zgjimit sërish”.

Baudelaire, i cili kishte probleme me paratë pas harxhimit të trashëgimisë së tij, qëlloi veten në gjoks, por nuk pësoi lëndime të rënda.

Ai jetoi edhe për 22 vite të tjera, duke shkruar në atë kohë vëllimin poetik që e bëri të famshëm, “Lulet e së keqes”.

Veprat e tij ndikuan në brezat e mëpasshëm të poetëve francezë.

Charles Baudelaire vdiq nga sifilizi në vitin 1867.

 E. Qose