skip to Main Content

“Dëshirë dhe Heshtje”. Poezia e mrekullueshme e Ervin Hatibit, që u bë e famshme prej grupit Ritfolk

Tej dritares është ngrohtë

njerëz janë ulur në tavolina

qyteti nis e del prej vetes

në rrugë bredhin klube e makina

 

Nuk është e thënë të jem krejt i vetëm

s’është e thënë të jem as vetë i dytë

me miq të rastit po më mbushet nata

një vend do gjej ku the çlodh sytë.

 

Kam ftohtë e s’të shoh pranë

mendoj, mendoj se si

avujt e ngrohtë të frymës time

si zogj të bardhë e të verbuar mbërrijnë te ti

 

në ëndërr vijnë, e qetë këndojnë

e unë me sytë pak mbyllur rri

kokën ngre lart, dëgjoj ngadalë

këngën e hënës të brishtë si zanë, që solle ti.

 

E di pse hesht hija ime

e di se lotët s’flasin kurrë

ata degjojnë veç fjalët e mia

në heshtje qëndrojnë dhe ata si unë

 

Pas pak ngadalë do të iki

që lotët të shkoj t;i fshij diku

këtu pranë, mbase atje larg

pas pak ngadalë do kthehem unë

 

ERVIN HATIBI

Leave a Reply