skip to Main Content

54 vjet nga vdekja e Fan Nolit

Politikan, diplomat, prift, historian, përkthyes, poet e dramaturg, Fan Noli është një nga personalitetet më të shquara shqiptare.
Vepra e parë e Nolit ishte drama me tre akte “Israilitë dhe Filistinë”, u botua në Boston në vitin 1907.
Duke ndjerë nevojën e besimtarëve për të mbajtur meshë në shqip, Noli përktheu ritualet dhe liturgjinë ortodokse në dy vëllime “Libri i shërbesave të shënjta të kishës orthodokse”, Boston 1909 dhe “Libri i të kremteve të mëdha të kishës ortodokse”, Boston 1911, përkthime që ai i çmonte si arritjet më të mëdha të tij. Në vitin 1921 doli vepra e tij madhështore në prozë “Historia e Skënderbeut, mbretit të Shqipërisë, 1412-1468”.
Vëllimi me vjersha “Albumi” u botua më 1948-n. Mes viteve 1961-1963 botoi dy vjershat e fundit origjinale dhe disa shqipërime vjershash të poetëve të njohur. Noli ka sjellë në shqip disa nga veprat më të njohura të autorëve të huaj dhe mbase kontributi më i madh I tij është në stilistikën e shqipes.