skip to Main Content

Fuqia e ironisë: Thënie të famshme të Mark Tueinit

Mirësia është gjuha, të cilën të shurdhërit munden ta dëgjojnë dhe të verbërit munden ta shikojnë.

Gjithë sa të nevojitet në këtë jetë është injoranca dhe vetëbesimi, dhe pastaj suksesi është i sigurtë.

Frika nga vdekja buron prej frikës nga jeta. Një njeri që e jeton jetën plotësisht, është i përgatitur të vdesë në çdo kohë.

Sa herë që e gjen veten në anën e shumicës, është koha të bësh një pauzë dhe të reflektosh.

Më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe të lësh njerëzit të mendojnë se mund të jesh budalla, se sa ta hapësh gojën dhe t’u heqësh çdo lloj dyshimi.

Mungesa e parave është nëna e të gjitha të këqijave.