skip to Main Content

Kush je? Çfarë je? Këto dy pyetje për Tolstoin përbënin thelbin e jetës

Leo Tolstoi e nisi ditarin në moshën 18-vjeçare, në mars 1847, ndërsa dergjej në shtratin e një spitali ku kurohej për sëmundje veneriane. Ai rrezikonte të përjashtohej nga shkolla për shkak të performancës së dobët, ndërsa problemet shëndetësore e shtynë të niste ditarin e tij, një udhëtim mbi eksplorimin e vetes.
Për të riun, ditari ishte një instrument për arritjen e perfeksionit, ashtu edhe një projekt eksperimental për gjetjen e vetes.
E gjithë ekzistenca njerëzore, esenca e jetës, sipas shkrimtarit rus, përmblidhet në dy pyetje: Kush je? Çfarë je?