skip to Main Content

Nga plehrat në bibliotekën më të madhe të zonës

Çfarë bëjnë njerëzit me librat e vjetër?
I dhurojnë, por që të jemi të sinqertë disa edhe i flakin.
José Alberto Gutiérrez, që jeton në Bogota, Kolumbi, prej vitesh mbijeton duke rrëmuar në mbetjet e të tjerëve dhe mes sendeve të tjera gjen edhe libra.
Për gati 20 vjet, Gutiérrez e ka kthyer në mision mbledhjen e librave që njerëzit hedhin në plehra.
Ai e nisi koleksionin me “Ana Kareninën” të Tolstoit dhe sot ka rreth 25 mijë libra në total. Janë kaq shumë, sa ai me zor lëviz nëpër shtëpi.
Ndërsa koleksioni i tij i librave shtohej, njerëzit filluan ta vinin re dhe shkonin i kërkonin libra hua. 


Sot, shtëpia e Gutiérrez është kthyer në një librari komuniteti me emrin “Fuqia e fjalës”.
Jo vetëm kaq, por shumë prej librave të mbledhur ndër vite, Gutiérrez ua ka dhuruar 235 shkollave të ndryshme.

E. Qose