skip to Main Content

Biblioteka e mrekullueshme e ikonës së modës Karl Lagerfeld

Ikona e modës Karl Lagerfeld la pas, veç të tjerash, edhe një bibliotekë gjigante, me një dizenj unik.

Mund të keni parë librari nga më të ndryshmet dhe të mrekullueshme, por ajo që stilisti gjerman kishte realizuar në shtëpinë e tij është e një niveli tjetër.

Çfarë e bën këtë bibliotekë unike nuk është numri i madh dhe llojshmëria e librave, por mënyra e vendosjes së tyre në rafte. Ndryshe nga klasikja, librat në bibliotekën e Lagerfeld janë të vendosur horizontalisht.

Të gjithë ata që e duan librin padyshim që bëhen pak xhelozë kur shohin pamje të tilla.
Tani që stilisti i njohur ndërroi jetë, pyetja është: kujt dot t’i shkojë kjo mrekulli?