skip to Main Content

Daniel Pennac në gjashtë fjali

Daniel Pennac, shkrimtar i njohur francez, ka shkruar dhjetëra libra në gjini të ndryshme. Hoqi dorë nga profesioni i mësuesit në vitin 1995, për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë. Në shqip është botuar romani i tij “Parajsa e gogolëve”.

“Koha që kalojë duke lexuar, ashtu si koha që kalojmë duke dashuruar, zgjat jetën…”

“Një libër i mirë të shpëton nga gjithçka, edhe nga vetja”.

“Nuk mund ta bësh dikë të lexojë, ashtu sikurse nuk mund ta bësh atë të dashurojë apo të ëndërrojë”.

“Nuk kam përjetuar ndonjëherë një pikëllim aq të madh që të mos venitej nga një orë lexim i mirë”.

“Kurrë nuk kam kohë për të lexuar, por gjithmonë ia dal t’i mbaroj librat që nis”.

“Mjafton vetëm një mësues për të na shpëtuar nga vetja dhe për të na bërë të harrojmë të tjerët”.