skip to Main Content

“E fshehta përvëluese”

Ajo ishte në atë momentin kritik kur një grua fillon të pendohet që i ka qëndruar besnike një burri të cilin nuk e ka dashur vërtetë, atëherë kur ngjyrat shkëlqyese të bukurisë së saj i ofrojnë asaj një zgjedhje urgjente të fundit mes dashurisë amënore dhe asaj femërore.

Në momente të tilla, vihet edhe një herë në pikëpyetje rruga e një jete, e cila ishte menduar se moti është përcaktuar.

Për herë të fundit gjilpëra e kompasit të vullnetit rri pezull mes dorëheqjes përfundimtare dhe shpresës për një përvojë erotike.

– Stefan Zweig