Librat e preferuar të Haruki Murakamit
“Getsbi i madh” – F. Scott Fitzgerald
I cilësuar si romani më i madh amerikan, është edhe libri i preferuar i Haruki Murakamit, i cili në moshën 20 –vjeçare donte ta përkthente në gjuhën e tij, por nuk e ndjeu kurrë veten gati.
“Kështjella” – Kafka
Murakami e ka lexuar këtë libër për herë të parë në moshën 15-vjeçare. Libri i la kaq mbresë sa ia rekomandon kujtdo.
“Vëllezërit Karamazov” – Dostojevski
Roman i shkëlqyer! Kaq mjafton!
“Rojë në thekërishten buzë greminës” – J.D. Salinger
Për shumë kënd, ky libër është një përrallë klasike, por Murakami e kujton si një rrëfim të errët dhe të fortë.
Seria e plotë e aventurave të Philip Marlowe – Raymond Chandler
Tregimet me detektiv janë klasikë dhe kanë pasur një ndikim të thellë në Murakamin shkrimtar aspirues.