skip to Main Content

Porosi…

Porosia e parë: Të presësh pa kushte.
Porosia e dytë: Të presësh çdo gjë.
Porosia e tretë: Të mos mbash mend çdo gjë. Ruaj kujtimet që të ndihmojnë të jetosh të sotmen.
Porosia e katërt : Mos numëro ditët!
Porosia e pestë: Mos harro që çdo pritshmëri është e përkohshme edhe nëse zgjat gjithë jetën. 
Porosia e gjashtë: Përsërit që nuk ekziston boshllëku, por vetëm paaftësia jonë për të mbushur boshllëkun ku jetojmë.
Porosia e shtatë: Mos e përziej lutjen me Zotin! Lutja shpesh është një formë shprese, për atë që nuk guxon të shpresojë i vetëm.
Porosia e tetë: Nëse ky mendim të ndihmon, prano që shpreson diçka më të mirë edhe pse nuk bën asgjë për këtë
Porosia e nëntë: Beko çastin që jeton! Vetmia nuk të fajëson si egoist.
Porosia e dhjetë: Kujtohu se parajsa u zbulua në një shpellë.

Decalog – Octavian Paler
(Shqip: Eda)