skip to Main Content

Dashuria virtuale e Franz Kafkës

Franz Kafka e njohu Felice Bauer nëpërmjet mikut të tij Max Brod, në gusht të vitit 1912. Motra e Brod-it, Sophi, ishte martuar me një kushëri të Felice-s.
Që nga ai takim i parë, shkrimtari dhe e reja nisën letërkëmbime. 500 letra të shkëmbyera mes tyre kanë mbijetuar dhe janë publikuar rregullisht që nga vdekja e shkrimtarit. Në shtator 1912, Kafka shkroi një tregim të shkurtër “Paragjykimi”, për të cilin ishte shumë krenar dhe që ia dedikoi gruas që kishte njohur vetëm disa javë më parë. Po në shtator të atij viti, ai i shkruante:
“Zonjë e re Felice,
Do të të kërkoj një nder që tingëllon mjaft i çmendur dhe të cilin duhet ta konsideroj të tillë.
Më shkruaj vetëm njëherë në javë, në këtë mënyrë letrat e tua do të mbërrijnë të dielën. Po ta kërkoj këtë gjë sepse nuk mund t’i përballoj letrat e tua të përditshme, jam i paaftë t’i përballoj ato.
Për shembull, unë të përgjigjem për njërën nga letrat e tua, pastaj shtrihem në shtrat në dukje i qetë, por brenda meje zemra më rreh fort. Unë të përkas ty; vërtet nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shprehur këtë”.
Në shkurt 1913, Kafka i shkruante: “Ndonjëherë, Felice, ndiej se ti ke kaq shumë pushtet ndaj meje sa mund të ndryshosh personin tim”.
Edhe pse ndjenjat e tij për Felice-n ishin të fuqishme, sërish nuk mjaftuan për ta tërhequr Kafkën nga jeta e tij përkushtuar punës. Vetë ai ka shkruar se ishte e pamundur t’i mbante të dyja dhe se shpesh ndihej i detyruar të hiqte dorë nga lumturia personale për hir të krijimtarisë.

Elona Qose