skip to Main Content

Disa nga libraritë më të veçanta nëpër botë

Nga Anglia në Argjentinë, një udhëtim për zbulimin e disa prej librarive më të veçanta, që ia vlen të vizitohen të paktën një herë në jetë.

El Ateneo Grand Splendid – Argjentinë

Është pa dyshim një nga libraritë më të bukura në botë. Funksioni parësor u ndërtesës ka qenë për dhënien e shfaqjeve, pra teatër, i ndërtuar më shumë se 100 vjet më parë.

El Ateneo Grand Splendid – Argjentinë

Është pa dyshim një nga libraritë më të bukura në botë. Funksioni parësor u ndërtesës ka qenë për dhënien e shfaqjeve, pra teatër, i ndërtuar më shumë se 100 vjet më parë.

Librairie Avantgardë – Kinë

E krijuar në vitin 1999, edhe kjo librari është shembull i transformimit të objekteve dhe ndryshimit rrënjësor të funksionit të tyre. Hapësira e ftohtë e një bunkeri është kthyer në një vend kulture, pikë referimi për qytetin.

Livraria Ler Devagar – Portugali

Fryt i një projekti ambicioz, që i dha jetë një fabrike të braktisur, kjo është një nga libraritë më të famshme jo vetëm në Lisbonë por kudo.

Word on the water – Angli

E vendosur në Londër, kjo anije e dikurshme e kthyer sot në librari nuk shërben vetëm për shitjen e librave. Me kalimin e viteve, ajo është kthyer në një pikë referimi kulturor.

The last bookstore – Los Anxhelos

Të hysh në këtë librari është pak sikur të hysh në botën e çudirave të Lizës. Çfarë e bën të veçantë këtë librari është sistemi i librave në mënyra nga më të çuditshmet, por sigurisht tërheqëse.