Lumturia në pikëpamjen e Aristotelit
Filozofi i madh grek thoshte se lumturia varet nga vetja jonë.
Aristoteli besonte fort se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i ekzistencës njerëzore.
Në vend që ta shihte lumturinë si diçka që mund të përjetohet pas kapërcimit të një sfide, apo si rrjedhojë e argëtimit, Aristoteli mendonte se lumturia është një masë për gjithë jetën, jo thjesht për një çast. Pra sipas tij, lumturia është një qëllim fundor, jo vetëm një ndjenjë momentale.
Aristoteli besonte se për të arritur lumturinë janë të nevojshme:
shëndeti;
paratë;
miqësia;
dashuria;
dija.
E rëndësishme sipas tij është që në vend të zgjedhjeje të çastit, të gjenden mënyra që sigurojnë përfitime afatgjata.