Modele fantastike për rafte librash
Libri, përveç funksionit të tij parësor, gjithmonë është përdorur edhe si aksesor. Jo më kot u japim rëndësi bibliotekave personale, rafteve të shumta në shtëpi dhe sigurisht mënyrës se si i radhisim librat. Njerëzit gjithmonë e më shumë po i largohen disi tradicionales, duke përqafuar ide më inovatore, duke iu përshtatur vendit në shtëpi. Ne kemi përzgjedhur disa ide interesante, që i gjeni në fotot bashkëngjitur. Nëse ju pëlqejnë mund t’i realizoni edhe ju në shtëpitë tuaja.
Raft librash në formën e pemës, që vitet e fundit janë kthyer shumë në modë.
A nuk është interesant ky simbol i Ying & Yang i kthyer në raft librash? Me arredimin e duhur të shtëpisë do të ishte një gjetje fantastike.
Perfekte për t’u vendosur në ambientet e kuzhinës.
Kolltuku ideal për çdo të pasionuar pas leximit.
Dy në një: edhe piano, edhe raft librash.
Kush e kishte menduar ndonjëherë se tubat mund të përdoreshin edhe si rafte librash!
Dhe nëse hapësira jua lejon, ja si mund t’i ktheni përdorni shkallët.