skip to Main Content

Për fëmijët spanjollë, “Kësulëkuqja” është e ndaluar

Shumë sholla në Barcelonë kanë vendosur të tërheqin nga biblioteka dhe rrjedhimisht edhe nga kurrikula mësimore rreth 200 libra, që sipas një grupi vlerësues konsiderohen si seksistë. Rreth 600 libra u vlerësuan nga një grup i përzgjedhur studiuesish, mësuesish dhe prindërish, të cilët për shumë syresh mendojnë se janë plot stereotipe dhe pa asnjë vlerë pedagogjike.

Mes librave tashmë të ndaluar për fëmijët spanjollë është edhe i famshmi “Kësulëkuqja”.

Të gjithë e dimë historinë e Kësulëkuqes. E ndërsa pranojmë se shumë libra të vjetër për fëmijë vuajnë nga stereotipet, duket si një masë ekstreme ndalimi i tyre.