Rregullat për një jetë të (pa)shëndetshme – Charles Bukowski
Duhani: Për sa kohë një burrë ka verë dhe cigare me shumicë, mund t’ia dalë gjithçkaje.
Alkooli: Alkooli është një nga gjërat më të jashtëzakonshme në këtë botë, përveç meje.
Shëndeti: Disa njerëz nuk çmenden kurrë! Sa të mërzitshëm duhet të jenë!
Gjumi: Shpesh, gjumi është i vetmi shpëtim.
Pozitiviteti: Ne nuk mund ta ndryshojmë të vërtetën, por e vërteta mund të na ndryshojë neve.
Edukimi: Problemi me botën është se njerëzit inteligjentë janë plot dyshime dhe budallenjtë plot vetëbesim.
Fëmijëria: Nuk mendoj se isha një fëmijë normal. Momentet e mia më të lumtura ishin kur mbetesha vetëm në shtëpi të shtunën.
Jeta: Duhet të vdesësh disa herë para se të jetosh vërtet.
Romanca: Nëse ke aftësinë për të dashuruar, duaj veten tënde të parin.
Moda: Stili është përgjigjja ndaj gjithçkaje…
Përgatiti: Elona Qose