skip to Main Content

Tiranë

Tirana e braktisura Tiranë,
për ikjen tënde
ende edhe në Maj
qan.
Tiranë groteskja Tiranë,
maskuar si mullinjtë e erës
ngjan.
Tiranë e palumtura Tiranë,
këtu kafshon mes dhimbjesh shpirtin
kurse atje tej nën zë
shan.
Tiranë kryeneçja Tiranë,
në udhëkryqe semaforësh fatet tona
ndan.
Tiranë përjetë e huajaTiranë!
Ti, kuti e Pandorës,
që të fundit shpresë burgosur
mban.
© Klaudia Dulla