skip to Main Content

Udhëtoni

Udhëtoni,
që të mos bëheni racistë
të mos besoni
se ngjyra e lëkurës suaj është e zgjedhura
gjuha juaj është më romantikja
se jeni të parët e të parëve.
Udhëtoni,
se po nuk e bëtë
do t’ju tkurren mendimet
idetë do t’ju gëlojnë
dhe ëndrrat gjunjët do të thyejnë.
Televizorit do t’i besoni
kur të shpikë armiq,
duke mpleksur tmerret tuaja
dhe nesër nuk do të thoni më
përshëndetje,
më fal, të lutem a faleminderit.
Kur udhëtoni,
përshëndetuni me të gjithë,
pavarësisht diellit që ju ngroh
Udhëtoni!
Urojuni “Natën e mirë!” të gjithëve
Përtej mllefeve të shpirtit
Udhëtoni,
Rezistoni,
Mos u varni prej askujt,
Udhëtoni,
pranoni të tjerët
për atë që janë
dhe për atë që nuk mund të jenë.
Udhëtoni
Njihni veten
Përtej kufijve,
Traditave e kulturave.
Udhëtoni
E mos besoni
vetëm një peizazh
Kur brenda jush
Fshihen peizazhe mahnitës
Që presin të vizitohen.

Gio Evan
Shqip Edda