Flamuri i kombit shqiptar, Origjina, Lashtësia

9789928152039

Jaho Brahaj

SARAS

1.1 kg

184

2012

Teza e lashtësisë së shqiponjës dykrenore, emblemë dhe simbol i flamurit të kombit tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë.

Me shume detaje

2,000 L

Pershkrimi

Teza e lashtësisë së shqiponjës dykrenore, emblemë dhe simbol i flamurit të kombit tonë, ka më shumë se dy shekuj që është vënë në qendër të vëmendjes së dijetarëve të huaj dhe shqiptarë. Kësaj teme i kushtohet studimi i autorit Jaho Brahaj, i njohur në fushën e heraldikës dhe të studimeve të historisë dhe kulturës të mesjetës shqiptare.

Ky studim me vlera shkencore është i pari i këtij lloji që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të flamurit tonë kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore, si mitologjia, etnologjia etj., çka jo vetëm hedh dritë mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme.

Hulumtimi i autorit për këtë monografi përfshin gjithë trashëgiminë e objekteve arkeologjike me këtë temë, të ruajtura në truallin ballkanik e të botuara nga studiuesit tanë e të huaj dhe po ashtu trashëgiminë shpirtërore të ruajtur nga popullsia jonë, në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.

Vleresime

Shkruaj nje koment