Malësia e Dangëllisë Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Kujtime
  • Bashkëpatriotë të padëshiruar
  • Dostojevski
  • Lufta e Dytë Botërore
  • Getot, Paradhoma e Shfarosjes
  • Perandoria e Kamorrës
  • Filbi, portreti i një spiuni
  • Gratë Spiune
  • Zheni Marks, viktima e përjetshme
  • Sarkozi, pranvera e Francës
  • Pesë Dekada Diplomaci
  • Nëna e dashurisë
  • Personalitetet më të shquar
  • Në Shërbimin e Fshehtë të Stalinit
  • Mafia
  • Herman Gering , njeriu i hekurt
  • Jerina ose mbretnesha e luleve
  • Ataturku, Rilindja e një kombi
  • Erdogan, Lindja e një lideri
  • Një rrëfim nga zemra
  • Katerina e madhe dhe Potemkini
  • Stars, nga jeta e yjeve të kinemasë
  • Perëndeshat e spiunazhit
  • Jeta ime
  • Lufta ime e heshtur
  • Fletoret e fshehta të gruas së re të Dostojevskit
  • Kapitullimi i fshehtë
  • Ju lutem shkurt
  • Një Rrugëtim
  • Të flasësh për vetveten

MALËSIA E DANGËLLISË

Autori: Nasip Meçaj

Botuesi: TOENA

99943-1-204-9

Faqe: 232

Viti i botimit: 2006

Malësia e Dangëllisë shtrihet në Krahinën Malore Jugore dhe bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës dhe Osumit, por pjesa më e madhe e saj përfshihet në pellgun e Osumit, me sipërfaqe 214 km².?


1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

  Malësia e Dangëllisë shtrihet në Krahinën Malore Jugore dhe bën pjesë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës dhe Osumit, por pjesa më e madhe e saj përfshihet në pellgun e Osumit, me sipërfaqe 214 km². Ndodhet në një territor kodrinoro-malor dhe ndërpritet nga degët kryesore të Vjosës dhe Osumit, si: Lengarica, Lemnica, Kreshova dhe një numër degësh të tjera më të vogla. Në hartimin e kësaj monografie kemi përdorur të dhënat e nxjerra nga ekspeditat e kryera në terren, fletë-anketat e organizuara me banorët dhe të dhënat e nxjerra nga shfrytëzimi i buletineve për klimën, hidrografinë, dherat, mbulesën bimore, kafshët e egra, etj. Qëllimi kryesor është që të japim një studim sa më të hollësishëm, duke përfshirë të gjithë përbërësit e peizazhit gjeografik, veçoritë themelore të relievit dhe individualitetin që e karakterizon atë, krahasuar me zonat fqinje, duke u përqendruar te faktorët relievformues të tillë, si: klima, hidrografia, mbulesa e dherave, flora dhe fauna, ndikimi i njeriut, etj.  Malësia e Dangëllisë në nivel rrethi dhe qarku përbën një studim pilot sa të veçantë, aq dhe të hollësishëm në fushën e gjeografisë së aplikuar, gjeomorfologjisë, mjedisit, turizmit malor dhe zhvillimit të qëndrueshëm, popullsisë dhe kushteve social-ekonomike, mjedisit kulturor me vlera aplikuese dhe shkencore, do të thoshim edhe për biodiversitetin, biologjinë, ekologjinë, pylltarinë, mjekësinë popullore, infrastrukturën fizike dhe sociale, etj. Vëmendje e veçantë i është kushtuar problemeve mjedisore dhe veçanërisht cenimit të biodiversitetit, erozionit, braktisjes së zonave malore dhe rreziqeve të degradimit të tokave bujqësore, etj.
Titulli:Malësia e Dangëllisë
Autori:Nasip Meçaj
Botuesi:TOENA
Faqe:232
Botuar me:2006
Pesha:0.36 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde