skip to Main Content

Libri im i parë

Libri im i parë... ... do të jesh gjithmonë, sa herë që të shkruaj për ty. Aty do t’ia laj sytë dashurisë tënde, përmallshëm do ta përkëdhel e pastaj do të strukem në gjoksin e saj, në gjoks gruaje aromëmirë. Çdo faqe shkruar do ta ndricojë me dritën e sinqertë…

Hajmalia

Atë mëngjes Gurabie abla ishte zgjuar herët. Tani që papandehur kishin filluar flokët t’ i bien nga koka, ate e kishte mbërthyer ankthi i vdekjes. Megjithate, vdekja e saj nuk dukej e bardhë si vdekja e plakave tjera. Jo, kjo vdekja e saj vinte e zezë si ato futat e…

Dritëdashuri me ar’ vese larë

Dritëdashuri..... ......me ar’ vese larë, si ty, e gjithë bota të ishte, FEMËR të quhej e të fliste me gjuhën tënde hoj’ të dashurisë, bukurinë tënde të kishte dhe ti të ishe gjoks i saj. Si ty të ishte, me sy kristalesh e trup perëndish, e paqt, dashuri që të…

Nëse thua po

Nëse i thua Po këtij udhëtimi, Në stacionin e shpresës mos më lesh ende të pres Gjithmonë bashkë do të na gjejë agimi, Sytë e tu do i bëj të qeshin derisa të vdes. Nëse në biletë më shkruan nje Po Dhe si bashkëudhëtarin tim shkruan tëndin emër Të lutem…

Mbeta bosh

Mbeta bosh... U zbraza nga perrenjte e loteve Qe gurgullonin neper kraharor E me permbytnin shpirtin... Mbeta bosh... U zbraza nga i nxehti i mallit Qe pervelonte si dielli Dhe plaget e hapura po i le te mbyllen... Mbeta bosh... U zbraza nga shpresat e medha Pashe luftetare te dorezuar…

Më fol

Më fol, Edhe në qiellin turbullues të vjeshtës, kur s’jam aty për të të dëgjuar ç’flet, kur jam i verbër për të t’i parë sytë, e kur jam asgjëkund në tokë. Më fol, Edhe në netët që heshtin frikshëm, kur zëra korbash të ngjethin mishtë, kur pragun e shtëpisë s’guxon…