Pershkrimi
Një realitet i hidhur, por i denjë për t’u bërë pjesë e letërsisë, kjo e rrëfyer me një sintaksë të pasur, një mendim që rrjedh e lëviz drejt së papriturës, drejt befasisë, një logjikë veprimi e në fund të fundit një kompozim prej profesionisteje gjatë gjithë fletëve të tij. Një gjuhë e pastër letrare dhe intelektuale deri në klasike. Aty fjala është e zgjedhur, është familjare dhe elitare, është e qëmtuar me kujdes deri në përkushtim, si për të na treguar se jemi njerëz të kulturuar e të qytetëruar, për të mos lënduar njeri e për të mos lënë shije të keqe te lexuesi i saj