Udhëtime në ballkan Shiko nga afer

Udhëtime në ballkan

Guillaume Lejean

DITURIA

0 kg

0

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha.

Me shume detaje

1,250 L

Pershkrimi

Gjeografët e Europës Perëndimore u aktivizuan me zell për t’i mbushur këto boshllëqe, ndërkohë që Perandoria Osmane, me themele të lëkundura, ishte bërë pré e orekseve territoriale të fuqive perëndimore (Austrisë, Rusisë, Francës dhe Anglisë), ndërsa shumë popuj u ngritën për të fituar pavarësinë. 
Guillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, ai dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij. 
Lejeani nuk mundi ta përfundonte projektin e gjerë që kishte filluar dhe as të bënte përmbledhjen e shkrimeve të tij. Këto shkrime, që do të përdoreshin për artikuj revistash shkencore apo për publikun e gjerë, janë përmbledhur këtu për herë të parë. Në to spikatin cilësitë e larta si vëzhgues, gjykimi i kthjellët, interesi për topografinë, por edhe për zakonet e kushtet e jetesës të popullsive shqiptare, rumune, bullgare, malazeze dhe për qytetërimin osman.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Udhëtime në ballkan

Udhëtime në ballkan

Në mes të shekullit të 19, Turqia europiane, Ballkani i sotëm, ishte shumë pak e njohur. Në hartografinë e saj kishte boshllëqe të mëdha.