Dje, sot, nesër Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Marlena
  • E pashë botën
  • Sekreti
  • Jo çfarë thua, por çfarë bën
  • Asgjë tjetër, veçse e vërteta
  • Etika dhe biznesi, Hyrje
  • Shekulli kinez
  • Pas dyerve të mbyllura
  • Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën
  • Çiftet, historitë më të famshme të dashurisë
  • Dhurata e Hanës
  • Dyshimi është virtyt në biznes
  • Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë
  • Zonja sekretare
  • Henri dhe Xhuni
  • Si të jesh përherë i pari
  • I dashur Stalin
  • Të fshehtat e librit Engjëj dhe djaj
  • Elisabeth Tejlori, Një legjendë e Hollivudit
  • Sekretet
  • Kthimi në shtëpinë e verimit
  • Zgjimi i pasionit
  • Shpresa të mëdha
  • Shitorja
  • Fjalët
  • Njerëzit e qenve
  • Mosha e arsyes
  • Pezull
  • Kohë të vështira
  • Puthje në diell

DJE, SOT, NESËR

Autori: Sophia Loren

Botuesi: PEGI

Faqe: 386

Viti i botimit: 2017

Libri me një fjali
Një kredhje freskuese në historinë e kinemasë, plot me Hirushe e Princa të
Kaltër, por edhe plot ankthe e mall për jetën e thjeshtë.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Informacion i përgjithshëm rreth librit
Sophia Loren, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, deri më
sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Në këtë autobiografi shndërritëse, të gjallë, ajo
çtjerr jetën e saj që nga fëmijëria e një vajze të dobët e zeshkane, e më pas, në
rininë e bukur por të pasigurt, e deri në rrugëtimin që do ta çonte këtë rioshe
napoletane drejt lavdisë ndërkombëtare.
Kjo historia e Loren-it i ngjan më shumë një përralle, bashkë me ballot,
sprovat e rëndësishme dhe princat e kaltër. E megjithatë, pas divës së
kinemasë, buzëqesh një grua e ndrojtur, por e vendosur, që ka vuajtur shumë,
ka punuar edhe më shumë, ka dashur me pasion të vërtetë e me doza të lehta
ironie. Ajo na shoqëron në qytezën e saj të shkatërruar nga lufta, në Romën e
filmave të parë amerikanë, në Italinë e viteve të arta. Ajo na njeh me Marcello
Mastroianni-n dhe Cary Grant-in, Charlie Chaplin-in dhe Audrey Hepburnin,
e shumë të tjerë. Ajo buzëqesh bashkë me ne mbi tapetet e kuqe në
Hollywood, Cannes dhe Berlin. Gjithmonë ajo na çon edhe pas perdeve, ku
rreh zemra e saj prej bashkëshorteje, nëne, gjysheje, përreth një familjeje të
cilën e ka konsideruar gjithmonë, si filmi i saj më i mirë.
I shkruar me zemër, ky libër është një udhëtim entuziasmues në historinë e
kinemasë, një roman plot me jetë, një ëndërr që një ditë u bë realitet.


Autorja
Sophi Loren është diva më e madhe italiane dhe një nga aktoret më të njohura
në botë. Në karrierën e saj të jashtëzakonshme ajo ka interpretuar në mbi
njëqind filma dhe ka fituar nëntë David di Donatello, dy Globi d'Oro, Coppa
Volpi dhe Leone D'Or në Venezia për karrierën, pesë Golden Globe, një
çmim Bafta, një çmim për interpretimin më të mirë femëror në Cannes, një
Oskar si aktorja më e mirë (1962) dhe një Oskar për karrierën (1991).


Fragmente nga libri

1) Çdo fazë e jetës sjell me vete kapriçot dhe kurthet e veta. Në moshën
tridhjetë vjeçare je i ri dhe i pasigurt, dyzet je i fortë dhe shpesh i lodhur,
pesëdhjetë je i mençur e ndoshta edhe disi melankolik. Dhe kur mbërrin në
pragun e të tetëdhjetave, me raste të kap dëshira t’ia nisësh së gjithës nga e
para. Lind sërish nëpër kujtime dhe dashurohesh me të ardhmen.

2) Im atë nuk ishte, ime më qe shumë bionde, e gjatë, e gjallë e, mbi të gjitha,
e pamartuar. Bukuria e saj mbi të zakonshmen dhe mbi masën më vinte në
siklet. Ëndërroja një mama normale e të sigurt, me flokë të zinj, përparësen
shtrembër, duart e shkatërruara dhe sytë e lodhur.

3) ...në atë kohë, fotografëve dhe kameramanëve bukuria ime s’u dukej
“kanonike”. Ata thoshin: “Është e pamundur ta fotografosh. Fytyrën e ka
shumë të shkurtër, gojën tepër të madhe, hundën shumë të gjatë”.

Titulli:Dje, sot, nesër
Autori:Sophia Loren
Botuesi:PEGI
PërkthyesiAlbana Nexhipi
Faqe:386
Botuar me:2017
Pesha:0 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde