Toka të rralla Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Marlena
  • E pashë botën
  • Sekreti
  • Jo çfarë thua, por çfarë bën
  • Asgjë tjetër, veçse e vërteta
  • Etika dhe biznesi, Hyrje
  • Shekulli kinez
  • Pas dyerve të mbyllura
  • Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën
  • Çiftet, historitë më të famshme të dashurisë
  • Dhurata e Hanës
  • Dyshimi është virtyt në biznes
  • Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë
  • Zonja sekretare
  • Henri dhe Xhuni
  • Si të jesh përherë i pari
  • I dashur Stalin
  • Të fshehtat e librit Engjëj dhe djaj
  • Elisabeth Tejlori, Një legjendë e Hollivudit
  • Sekretet
  • Kthimi në shtëpinë e verimit
  • Zgjimi i pasionit
  • Shpresa të mëdha
  • Shitorja
  • Fjalët
  • Njerëzit e qenve
  • Mosha e arsyes
  • Pezull
  • Kohë të vështira
  • Puthje në diell

TOKA TË RRALLA

Autori: Sandro Veronesi

Botuesi: TOENA

Faqe: 376

Viti i botimit: 2016

“Është e kotë të ndryshosh emrin nëse nuk arrin të ndryshosh idetë...”


1 400 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Rreth Librit

 

Një njeri humb kontrollin e jetës së tij brenda 24 orëve: bën një gabim profesional, i marrin patentën, humb telefonin. Në zyrë gjen sekretaren duke qarë; policia ka sekuestruar gjithçka; ortaku i tij ia ka mbathur. E gjithë bota rreth tij shembet: e dashura e braktis dhe e bija largohet nga shtëpia.
Ky është Pietro Paladini, heroi i palëvizshëm i “Kaosit të qetë”, të cilin  nëntë vjet më vonë e gjejmë të rrëmbyer nga vorbulla e jetës. I vetëm, i ndjekur nga policia për krime që nuk i ka bërë, Pietro vendos të zhduket dhe me dëshpërim kërkon të rigjejë jetën normale, të cilën e ka humbur, ose, të paktën, jetën që mendonte se ishte e tija...


Fragment nga Libri 

 

Ecim kuturu, në një botë që pothuaj po prek fundin, të varur te koha, në krizë përjetësisht. Unë jetoj si mundem, mikja ime, nuk e di kush jam, as çfarë do të bëhet me mua, e ardhmja ime është nja dy metra më tej, ndjek vetëm rrugën time. Ecim në fije të perit, në qiell, ku mund të biem nga një çast në tjetrin, të varur te koha, të hedhur në erën e qytetit.
Ne jemi gjetiu, larg kushedi se ku, të ardhur nga një dimër i gjatë drejtpërsëdrejti nga ferri. Të gjithë ne djem të mirë, të gjithë ne që jemi copë-copë, në ato rrugë me tërë ata njerëz, rrugë që nuk të shpien gjëkundi. Gjysmë të dehur e gjysmë të trishtë, të gjithë ne njerëz të mjerë, në këto vite pa zemër, në këtë jetë gjithmonë njëlloj, të gjithë djem të mbarë, të gjithë ne që jemi copë-copë...

Titulli:Toka të rralla
Autori:Sandro Veronesi
Botuesi:TOENA
PërkthyesiRoza Ruci Dishnica
Faqe:376
Botuar me:2016
Pesha:0 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde