Gra te veshtira Shihe të zmadhuar
Libra të ngjashëm
  • Pas dyerve të mbyllura
  • Të braktisësh Microsoft-in për të ndryshuar botën
  • Çiftet, historitë më të famshme të dashurisë
  • Dhurata e Hanës
  • Dyshimi është virtyt në biznes
  • Jetët e parrëfyera të Pipa Lisë
  • Zonja sekretare
  • Henri dhe Xhuni
  • Të fshehtat e librit Engjëj dhe djaj
  • Elisabeth Tejlori, Një legjendë e Hollivudit
  • Sekretet
  • Kthimi në shtëpinë e verimit
  • Zgjimi i pasionit
  • Shpresa të mëdha
  • Shitorja
  • Fjalët
  • Njerëzit e qenve
  • Mosha e arsyes
  • Pezull
  • Kohë të vështira
  • Puthje në diell
  • Premtim dashurie
  • Shiu i verës
  • Princesha në qendër të vëmendjes
  • Këto cikërrima të viteve '70
  • Princesha e dashuruar
  • Fli!
  • Qyteti
  • Dashuri në Indigo Place 22
  • Krimi i Silvestër Bonarit

GRA TË VËSHTIRA

Autori: Roxane Gay

Botuesi: MINERVA

Faqe: 320

Viti i botimit: 2017

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.



1 000 L



Libri mund të porositet nga çdo vend i botës. Transporti në Shqipëri është falas, përsa i përket vendeve të tjera, vlera e transportit ndryshon në vartësi të vendit. Vlerën e saktë të transportit e mësoni në momentin që mbyllni porosinë.

Përshkrimi

Detajet

Komente

Libri "Gra të vështira" tregon për jetë stërmunduese, dashuri të zjarrta dhe marrëdhënie të pazakonta dhe problematike. Gratë në këto histori jetojnë në mes të privilegjeve dhe të varfërisë, gjenden në martesa të lumtura dhe të përndjekura nga krimet e së shkuarës ose shantazhet emocionalë.

Dy motra kanë qenë të pandashme qëkur u rrëmbyen të vogla dhe tani, të rritura, duhet të negociojnë martesën e motrës së madhe. Një grua e martuar me njërin binjak, shtiret sikur nuk e kupton kur bashkëshorti i saj dhe i vëllai, pretendojnë sikur janë tjetri. Një striptiste që mundohet të përfundojë universitetin, shmang ngacmimet e një klienti të zellshëm.

Një inxhiniere me ngjyrë, shpërngulet në pjesën veriore të Michigan për të punuar dhe përballet me kureshtjen dashakeqe të kolegëve dhe me vështirësinë e harrimit të së shkuarës. Që nga grindjet mes vajzave te një nënndarje e pasur në Florida, ku fqinjët përshtaten, konkurrojnë dhe spiunojnë njëri tjetrin, Gay u jep zë një kori grash të paharrueshme, në një përmbledhje brilante, që të kujton shkrimtaret Merritt Tierce, Anne Enright dhe Miranda July.

Komente mbi librin

"Personazhet që përshkruhen në librin Gra të vështira ... nuk janë thjesht personazhe. Ato janë mamatë, motrat dhe partneret tona. Ato janë qenie njerëzore. Ato janë ne."

USA Today

"Gay kënaqet me këto zonja ... Me librin Gra të vështira, vërtet që nuk ia ke idenë se ç'do të ndodhë më pas."

New York Times Book Review

"Një mjeshtre e historive të shkurtra ... Një nderim jo vetëm për gratë e vështira, por edhe për rrethanat që i bënë të tilla."

BUST Magazine

"Në shumë mënyra, Gratë e vështira të Gay duken njëkohësisht të trilluara dhe sikur jetojnë pranë nesh. Ndoshta, ato jetojnë edhe brenda kolegeve, mikeshave, motrave dhe vetes sonë ... E shkruara e Gay është e veçantë."

Forbes

"Historitë, të shkruara bukur dhe në mënyrë fenomenale, tregojnë kërcë- nimet me të cilat kaq shumë gra përballen në realitet, por gjithashtu, se në çfarëdo situate të gjenden, veprojnë, përshtaten dhe kanë karakteristika që nuk i afrohen aspak stereotipeve të krijuara dhe përforcuara nga meshkujt."

The Guardian

"Gay tregon histori intime, të thella, ironike... Qofshin shkrimtare, shkencëtare, ose striptiste, gratë e Gay-t vuajnë abuzime të rënda, vajtojnë humbje të tmerrshme, dashurojnë shumë dhe punojnë akoma më shumë."

Booklist

Titulli:Gra të vështira
Autori:Roxane Gay
Botuesi:MINERVA
PërkthyesiGranit Zela
Faqe:320
Botuar me:2017
Pesha:0.45 Kg

Nuk ka akoma asnjë përshtypje për këtë libër.

Shkruaj përshtypjen tënde