Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme Shiko nga afer

Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme

ISBN 978-9928-176-27-1

Francesco Piccolo

Fjala Publishing

0.4 kg

220

2018

Nuk i honeps dot më njerëzit që më mërzisin sadopak, dhe që më çojnë dëm qoftë edhe një sekondë të vetme të jetës. GOFFREDO PARISE Një katalog tinëzar e i papërballueshëm i ngazëllimit të jetës. “Lumturitë e papërfillshme të Piccolo-s e kanë zanafillën tek arti i vetëpranimit.

Me shume detaje

800 L

Pershkrimi

Nuk i honeps dot më njerëzit që më mërzisin sadopak, dhe që më çojnë dëm qoftë edhe një sekondë të vetme të jetës. GOFFREDO PARISE Një katalog tinëzar e i papërballueshëm i ngazëllimit të jetës. “Lumturitë e papërfillshme të Piccolo-s e kanë zanafillën tek arti i vetëpranimit. Ta pranosh vetveten jo sepse e çmon atë në mënyrë të pakushtëzuar, por përkundrazi, sepse arrin ta zotërosh kodin e vetvetes edhe nëpërmjet ceneve dhe dobësive”. Michele Serra, “La Repubblica” A mund të ekzistojnë lumturi të papërfillshme? E si mund t’i quash ndryshe ato kënaqësi të thekshme e ikanake që shënjojnë ditët tona, duke përflakur minutat si fijet e shkrepëseve në errësirë? Me shkreptima rrufeje, fshikullima kamxhiku dhe histori, Francesco Piccolo nxjerr cullak me një humorizëm të pamëshirë vetëtimat më verbuese të ngazëllimit, regëtimat, të fshehtat e strukura në skutat më të thella me të cilat herë a vonë të gjithë duhet të përballemi. Faqe pas faqeje, çast pas çasti, përfshihesh nga një shkulm i pandalshëm hareje, inteligjence dhe çmeritjeje. Pas suksesit të madh që korri Çaste lumturie të papërfillshme, Francesco Piccolo kthehet të tregojë ngazëllimin e çasteve që përbëjnë jetën, vetëm se këtë radhë orvatet t’i shohë nga ana e gabuar. Duke i qëmtuar me kujdes ditët derisa zbulon se si në çdo kleçkë të beftë që të ndodh, qoftë edhe më e bezdisshmja, fshihet diçka e paçmuar: një shkëndijë sfilitëse zbavitjeje dhe vitaliteti. Secili prej nesh provon gjatë ditës një mijë e një forma të papërfillshme (dhe jo të parëndësishme) trishtimi. Por të lind dyshimi që është “si shkopinjtë e shangait”: nëse do të tërhiqja gjënë që më pëlqen më pak nga njeriu që dua, do të rrëzohej edhe ajo që më pëlqen më shumë. Të qeshësh me çastet e trishtimit është një kontradiktë nga ato që mund të të ndryshojnë ditën. E megjithatë, po t’ua gjesh anën, kleçkat e papritura, aksidentet, dhimbjet therëse të çastit, shpesh rezultojnë tejet zbavitëse. Nëse janë të papërfillshme për nga rëndësia dhe përjetohen me ngazëllim, përfshihen me të drejtë te gëzimet e jetës. Dhe askush s’di ta rrëfejë më mirë se Francesco Piccolo, i cili me çastet që e përbëjnë jetën krijon një enciklopedi finoke e fort zbavitëse që mund ta marrësh me vete gjithkund.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme

Çaste lumturie dhe palumturie të papërfillshme

Nuk i honeps dot më njerëzit që më mërzisin sadopak, dhe që më çojnë dëm qoftë edhe një sekondë të vetme të jetës. GOFFREDO PARISE Një katalog tinëzar e i papërballueshëm i ngazëllimit të jetës. “Lumturitë e papërfillshme të Piccolo-s e kanë zanafillën tek arti i vetëpranimit.