E re Zjarr dhe tërbim Shiko nga afer

Zjarr dhe tërbim

9789928002808

Michael Wolff

BOTA SHQIPTARE

0.65 kg

504

2018

Një libër i quajtur si fenomeni i botimeve të vitit 2018. Prapaskena të bujshme, sekrete familjare dhe “të dhëna konfidenciale për Trampin”: bestselleri që tronditi presidentin. Libri tashmë ka tejkaluar 2 milionë kopje të shitura

Me shume detaje

1,200 L

Pershkrimi

Libri, i dalë në SHBA më 5 janar dhe i shitur fillimisht në 150.000 kopje, ka arritur tashmë 2 milion kopje të ezauruara fizike – me lexuesit që mbajnë radhë gjatë natës përpara librarive si në kohën e Harry Potter-it – përveç qindra mijëra kopjeve në versionin e-book dhe audio. Në Angli, brenda pak ditësh, madje edhe para ardhjes në librari më 10 janar, u shitën 400,000 kopje dhe tashmë më shumë se 35 vende kanë marrë të drejtën për ta botuar. Në Francë, libri, siç njoftohet nga gazeta “Le Figaro”, do të dalë më 22 shkurt nga botimet Laffont.

“Gënjeshtra? “Gjithçka është e vërtetë,” siguron autori Michael Wolff, i cili fillimisht e ideoi librin si një vlerësim të 100 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë me synimin për ta botuar në vitin e parë të presidencës Trump por, më pas, krejtësisht papritur, pati qasje te Presidenti dhe te anëtarët më të lartë të stafit të tij, përfshirë Stiv Benon, gjatë 18 muajve (intervista e parë u zhvillua në maj 2016), duke u bërë një “depërtues i vazhdueshëm” në Shtëpinë e Bardhë.

Wolff vëzhgon nga një perspektivë e veçantë kaosin e Zyrës Ovale dhe nxjerr nga duart një libër shpërthyes, të pasur me prapaskena të padëgjuara.

• A mendonte vërtet Trampi se do të fitonte? E donte vërtet këtë? Cilat janë qëllimet e “Xhervankës”, krijesa dykokëshe e përbërë nga e bija, Ivanka, dhe dhëndri Xherid Kushner?

• Pse u shkarkua shefi i FBI-së Xhejms Komi dhe, pas tij, shefi i stafit Rins Pribus?

• Pse u shkakrua Stiv Benoni, strategu (dhe shpirti i zi) që i dha fitoren Trampit?

• Kush është ‘zëri’ që tregon për takimet mes stafit të Trampit dhe rusëve?

• Pse është e kotë t’i ofrosh Trampit relacione, analiza dhe çfarëdolloj teksti të shkruar?

• Kush e drejton vërtet Shtëpinë e Bardhë?

“Zjarr dhe Tërbim” është libri që Trampi u përpoq më kot ta bllokonte, një fenomen botëror që tregon historinë pasionante të një mandati të paparashikueshëm dhe të vrullshëm si vetë presidenti.

Vleresime

Shkruaj nje koment

Zjarr dhe tërbim

Zjarr dhe tërbim

Një libër i quajtur si fenomeni i botimeve të vitit 2018. Prapaskena të bujshme, sekrete familjare dhe “të dhëna konfidenciale për Trampin”: bestselleri që tronditi presidentin. Libri tashmë ka tejkaluar 2 milionë kopje të shitura