Flora dhe fauna detare në pullën shqiptare Shiko nga afer

Flora dhe fauna detare në pullën shqiptare

9789928436542

Hysen Dizdari

AGSTUDIO

0.2 kg

130

2017

Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. 
Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.

Me shume detaje

850 L

Pershkrimi

Shqipëria ka një vijë bregdetare me gjatësi 476 km, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon;  bota nënujore e këtyre dy detrave, është kaq e larmishme me florë dhe faunë, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti; marrë së bashku me gjiret detare, lagunat karakteristike, deltat e lumenjve dhe plazhet e bukura me klimë mesdhetare, përfshirë edhe zonat arkeologjike përbëjnë një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.

Libri-album mbi Florën dhe Faunën detare shqiptare në pullën shqiptare, ka si qëllim:

  • Do t’iu shërbejë agjensive turistike për të njohur dhe reklamuar te turistët shqiptarë dhe të huaj, vlerat turistike dhe ekonomike të bregdetit dhe veçanarisht të florës dhe faunës detare shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë agjensive shtetërore të turizmit, të bregdetit dhe të zonave të mbrojtura për të  marre të gjitha masat e duhura ligjore për të mbrojtur nga dëmtuesit dhe ndotja  e ujrave, florën dhe faunën nënujore detare.
  • Do t’iu shërbejë mësuesve dhe nxenësve të shkollave 9 –vjecare dhe mesme për të njohur dhe mbrojtur florën dhe faunën nënujore detare shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë, koleksionistve shqiptare për të rritur interesin e tyre, në koleksionimin e pulla shqiptare me teme florën dhe faunën nënujore dhe tokësore shqiptare.
  • Do t’iu shërbejë, koleksionistëve të huaj e vendas për të rritur interesin e tyre, në koleksionimin e pullave shqiptare në tërësi dhe për të njohur vlerat turistike nënujore që ka bregdeti i detrave  Adriatik  dhe  Jon. 

Vleresime

Shkruaj nje koment

Flora dhe fauna detare në pullën shqiptare

Flora dhe fauna detare në pullën shqiptare

Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve filatelike. 
Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, koleksionisti i pasionuar Z.Hysen Dizdari.