100 teste për të stërvitur kujtesën Shiko nga afer

100 teste për të stërvitur kujtesën

32190

Dr. Bernard Croisile

PEGI

0.3 kg

128

2013

Një botim për të gjithë që përmban 100 teste, të grupuara në bazë të vështirësisë, për të na ndihmuar ta mbajmë kujtesën tonë të stërvitur. Informacion i përgjithshëm rreth librit...

Me shume detaje

800 L

Pershkrimi

Libri me një fjali
Një botim për të gjithë që përmban 100 teste, të grupuara në bazë të vështirësisë, për të na ndihmuar ta mbajmë kujtesën tonë të stërvitur.
 Informacion i përgjithshëm rreth librit
Kujtesa jonë është një aftësi e domosdoshme, por jo gjithmonë ajo na përgjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjëherë që ta ketë fjalën “në majë të gjuhës”, të ketë vështirësi për të kujtuar emrin e dikujt që sheh apo të mos mbajë mend një numër telefoni? Nuk ka ndonjë recetë që bën mrekulli për problemet e kujtesës, por ka disa metoda që mund të përdoren në jetën e përditshme për ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj aftësie. 
Mirëpo, nëse për t’i përvetësuar këto metoda na duhet të ushtrohemi, pse të mos e bëjmë duke u argëtuar? Për të nxitur kujtesën tuaj nëpërmjet zbavitjes, ky libër sugjeron 100 ushtrime të larmishme në formë loje, të cilat stërvitin llojet e ndryshme të kujtesës (pamore, semantike, episodike, logjike etj.).
Për çdo ushtrim është treguar qëllimi dhe aftësitë që kërkohen e përmirësohen gjatë zhvillimit të tij: përqendrimi, nxjerrja e përfundimeve logjike, vëzhgimi, aftësitë e përdorimit të imazheve mendore, aftësia për të krijuar lidhje etj.
Në fund të librit do të gjeni zgjidhjet e ushtrimeve që do t'ju lejojnë të verifikoni përgjigjet tuaja dhe t'i riktheheni lojës përsëri për të qenë më të saktë herën tjetër.

Vleresime

Shkruaj nje koment

100 teste për të stërvitur kujtesën

100 teste për të stërvitur kujtesën

Një botim për të gjithë që përmban 100 teste, të grupuara në bazë të vështirësisë, për të na ndihmuar ta mbajmë kujtesën tonë të stërvitur. Informacion i përgjithshëm rreth librit...